Spaleti lutet që Naingolani e Perishiç të luajnë gjithnjë kështu

Një trajner është i varur jo pak nga lojtarët e tij, padyshim edhe nga momenti të cilin kalon klubi i tij. Në një periudhë tranzicioni për Interin, Luçiano Spaleti e ndjen edhe më shumë ndryshimin e “motit” të futbollistëve zikaltër, të cilët jo gjithnjë paraqiten njësoj. Pasi turpëruan veten dhe trajnerin e tyre, interistët bënë kthesë duke fituar në fushën e Parmës.

Shpëtoi stoli i Spaletit (të paktën, për momentin), por nuk shpëtuan dot njerëzit pa bërë habi: Përse Naingolan apo Perishiç nuk luajnë gjithnjë kështu. Në “Tardini”, Naingolani zhvilloi ndeshjen më të mirë me fanelën e Interit, ndërsa për kroatin, Spaleti nuk mundi të mos thërriste: “A e patë se çfarë është në gjendje të  bëjë Perishiçi?”

Interi mbetet i treti dhe i sigurt në zonën Champions, ndërsa Spaleti kërkon të zgjidhë enigmat e ekipit të tij. “Ndonjëherë ndjejmë presionin se duhet fituar dhe luajmë poshtë nivelit tonë norma”, – theksoi ai. Në këto ekuacione mungon Mauro Ikardi. “Mendoj se ai luan i kushtëzuar, – ishin fjalët e trajnerit, – disa gjëra duhej të ishin zgjidhur më parë”. Padyshim, flitet për kontratën dhe ka një kritikë për kapitenin dhe për agjenten e tij, që ka qëlluar të jetë e shoqja, Uanda Nara.

Sfidanti.al