Lebron Xhejms nuk do ta harrojë 5 shkurtin; pësoi humbjen më të thellë në karrierë

LeBron Xhejms do ta ketë të pamundur të harrojë mbrëmjen e 5 shkurtit përsa i përket karrierës së tij sportive. Skuadra e tij Los Anxheles Lejkërs u shkatërrua totalisht në përballjen me Indianën me Pejsërs që e fitoi këtë ndeshje me 136-94. ishte një ndeshje ku Xhejms shënoi 18 pikë duke kaluar kufirin e 32 mijë pikëve, një statistikë kjo që duhet ta bëntë këtë ditë shumë festive në fakt u kthye në një makth. Kjo për faktin sepse humbja me një diferencë prej 42 pikësh e pësuar nga Los Anxheles Lejkërs ishte më e rënda e pësuar ndonjëherë në karrierën e basketbollistit nga Akroni.

Përsa i përket ndeshjes, nuk pati histori. Indiana e mbylli pjesën e parë me një avantazh prej 26 pikësh që u rrit akoma më shumë pas pushimit të sfidës. Njeriu i ndeshjes për Pejsërs ishte Bogdanovic me 24 pikë, por u dalluan edhe Majls Tërner me 22 pikë e Holidej e Sabonis me nga 17 pikë secili.

Fitore shënoi edhe Toronto që mundi Filadelfian 119-107 dhe tani është në kuotën e 39 pikëve, po aq sa edhe Miluoki që kryeson në Konferencën e Perëndimit. Ishte i zakonshmi Leonard me 24 pikë ai që mori përsipër të drejtojë skuadrën kanadeze drejt kësaj fitoreje, por u dallua edhe Kajl Louri me 20 pikë e 6 assist.

sfidanti.al