Kupa e Kombeve dhe Egjipti; CAF: Vendi është gati për evenimentin

Egjipti është gati që të presë Kupën e Kombeve të Afrikës. Kjo është ajo që ka deklaruar Drejtoresha e Komunikacionit në Konfederatën Afrikane të Futbollit, Natali Rab në përfundim të inspektimit të infrastrukturës dhe impianteve sportive.

‘Egjipti do të jetë gati-tha Natali Rab në një intervistë për AFP-kemi plan për të bërë disa rinovime, por sido që të jetë infrastruktura këtu është gati’.

Egjipti u përzgjiodh si vendi organizator i Kupës së Kombeve të Afrikës në muajin janar pasi iu hiq kjo e drejtë Kamerunit për shkak të vonesës së përgatitjeve dhe problemeve me sigurinë. Për Egjiptin kjo do të jetë hera e katërt që organizon evenimentin më të rëndësishëm të kontinentit afrikan, ndërkohë që pas 2 vjetësh ky kompeticion do të mbahet pikërisht në Kamerun.

Në edicionin e këtij viti të Kupës së Afrikës, do të marrin pjesë 24 skuadra gjë që ndodh për herë të parë duke qenë se në këtë kompeticion deri tani numri i ekipeve pjesëmarrëse ka qenë 16. Eventi do të zhvillohet në muajt e verës dhe jo në periudhën që po jetojmë tani; pikërisht në 21 qershor deri në 21 korrik.

sfidanti.al