De Jong shkoi te Barcelona fale edhe…Nejmarit

Nejmar Xhunior pa e kuptuar i bëri një nder të madh Barcelonës në tratativat për blerjen e Frenki De Jong nga Ajaksi, me talentin holandez që ishte i tunduar edhe nga Paris Sën Zhermeni. Mesazhet e Nejmar për dëshirën e tij për t’u kthyer te klubi katalanas, që ai ua dërgoi me ëhatsapp edhe drejtuesve të tij, bënë të mundur që De Jong më fund të zgjedhë kampionët e Spanjës për të vijuar karrierën e tij futbollistike

De Jong ishte në dilemë të madhe gjatë tratativave pasi nuk ishte shumë i sigurt në zgjedhjen që duhet të bënte. por mesazhet e Nejmarit në drejtim të drejtuesve të Barcelonës ku ai ankohej për mungesën e kompetitivitetit në Ligën Franceze, ashpërsinë e rivalëve në ndërhyrjet e tyre apo edhe për klimën duke pranuar se gaboi që la Barcelonën.
Pas këtyre mesazheve De Jong vendosi të zgjedhë Barcelonën dhe firmosi një kontratë me klubin blaugrana për një vlerë të tillë parash që e bën thuajse të pamundur kthimin e Nejmarit te Barcelona.

sfidanti.al