Dilema e Bajernit, të mbajë Sançezin, apo ta japë për Rabionë?!

Nëse do të ishte në dorë të trajnerit, që të dy do të donte t’i kishte në skuadër. Bajerni është përpara një dileme, të mbajë Renato Sançezin, apo ta shkëmbejë me Paris SG, për të marrë Adrien Rabionë. Niko Kovaç, kroati i stolit, është shumë i qartë teknikisht, ndonëse kjo nuk do të thotë se edhe gjendja mes dy klubeve është e tillë.

“Sançez nuk është mirë të ikë, – thotë ai, – ai po ecën shumë mirë, dhe nuk dua që ta humbas. E di që PSG është shumë i interesuar. Rabio, nga ana tjetër, është një lojtar që na pëlqen”.

Në Mynih e dinë se parizienët nuk do ta japin Rabionë, nëse nuk marrin Sançezin, ose nëse nuk marrin një shifër të lartë për kartonin. Mesfushori francez ka deklaruar se nuk do ta rinovojë kontratën me klubin e kryeqytetit, dhe për 23-vjeçarin janë të interesuar disa klube të tjerë (Barcelona ende mendon për të). Drejtorët sportivë, Hasan Salihamixhiç dhe Antero Henrike, kanë biseduar, por duket se duhet të flasin përsëri.

Sfidanti.al