Marcelo Lipi largohet nga pankina e kombëtares kineze, kontrata me të cilën i skadonte në mbyllje të Kupës së Azisë. Në fakt skuadra ‘Dragonjve të Kuq’ u eliminua nga evenimenti, në fazën cerekfinale të tij pasi u mund 3-0 nga Irani me Lippin që në një konferencë për shtyp pas përfundimit të ndeshjes vetëm sa lexoi një deklaratë të shkurtër duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve.
‘Dua të falenderoj të gjithë që jeni këtu sepse kjo ndeshje mbyll kontratën time me kombëtaren kineze-tha Lipi-Ishte vërtet një nder i madh për mua që të drejtoj një skuadrën e një vendi kaq të rëndësishëm si Kina’.
Federata Kineze e Futbollit e emëroi Lipin në stolin e kombëtares në vitin 2016, pas 4 ndeshjeve pa fitore në eliminatoret e Botërorit të Rusisë 2018. Ishte një lëvizje emergjence ajo e këtij institucioni me synimin për të ndryshuar trendin pikërisht në momentin kur presidenti Xi Jingpin kishte promovuar një plan ambicioz për ta shndërruar Kinën në një superfuqi të futbollit botëror.
Edhe pse dështoi në castet e fundit në objektivin për të kualifkuar Kinën në Rusi, Lipi i bëri për vete të gjithë tifozët, pasi loja e skuadrës u përmirësua ndjeshëm sidomos përsa i përket agonizmit dhe motivimit.
‘Bëra më të mirën e mundshme të timen që skuadra të përmirësohej dhe besoj se ia arrita të ndërtoj dicka në disa aspekte. Shpresoja që të mbyllja këtë rrugëtim në mënyrën më të mirë të mundshme-vijoi Lipi
Fjalët më të mira për Lipin i tha edhe vetë trajneri i Iranit Karlos Keiroz i cili e përkufizoi veten si një student të trajnerit italian.
‘Lipi është një prej trajnerëve më të mirë në historinë e futbollit-tha Keiroz-është për të ardhur keq që nuk do të jetë më në stolin e Kinës. Jemi përballur me Kinën 2 herë në fazën kualifikuese dhe tani. Kina është përmirësuar shumë në nivelin organizativ dhe është akoma më e përgatitur’
sfidanti.al