Inter nxiton hapat për rinovimin e Ikardit; rritje page dhe klauzolë 180 milionë Euro

Deklaratat e kohëve të fundit të Vanda Narës duket se mbanin përbrenda një sekret të madh; cështja e rinovimit të kontratës së Ikardit është në një pikë kthese prej 360 gradësh dhe se po i afrohet një fundi të lumtur. Për të zhbllokuar situatën e krijuar ndërhyri vetë familja Zhang me pronarin Xhindong dhe presidentin Stiven. Mësohet se Interi ka vendosur t’i ofrojë Mauro Ikardit 7 milionë Euro në sezon ndërkohë që klauzola e zgjidhjes së kontratës që është e vlefshme për klubet jashtë Italisë dhe për periudhën 1-15 korrik, rritet në 180 milionë Euro.

Vetëm një ditë më parë, vanda Nara, bashkëshortja dhe agjentja e kapitenit të Interit, qetësoi tifozët e klubit zikaltër me një deklaratë që nuk ishte aspak pjesë e një strategjie dhe tani palët janë më pranë se kurrë dhe firma e Mauro Ikardit në kontratën e re duket se është vetëm një formalitet.

sfidanti.al