Tieri Henri e gjeti të keqen : Kundër Monakos ka komplot!?

Trajneri i Monakos, ish-futbolisti i njohur francez Tieri Anri, foli hapur për qëndrimin tendencioz ndaj ekipit të tij në konferencën e shtypit mbas humbjes së tij 1-5 nga Strasburgu në Ligën e 1-rë franceze. Sipas ish-sulmuesit të Arsenalit, për ekipin e tij nuk u dha një penallti në një moment vendimtar, kur rezultati ishte 1-2 në favor të ekipit kundërshtar.
“Ajo ishte penallti e sigurt kundër Roni Lopezit. Gjyqtari i katërt më tha se atij i vinte shumë keq, por sistemi VAR nuk punonte në atë moment, kurse pak më vonë ai nisi të punoi. Dua ta di se përse sistami VAR nuk punon për Monakon? Kjo i kalon të gjithë kufijtë. Kështu del se ne po luftojmë kundër të gjithëve”, vuri në dukje trajneri i Monakos, Tieri Anri, ekipit i të cilit është një hap larg rënies në Ligën e 2-të franceze.
Sfidanti.al