Karlos Vela është ai që i duhet Barcelonës? Stoiçkov në det ..pa vela

Futbollisti më i mirë bullgar i të gjitha kohërave, Hristo Stoiçkov, që e njeh mirë gjendjen në klubin katalonjas, duke pasur parasysh se ai në të kaluarën ka luajtur me Barcelonën, shprehu mendimin e tij për një nga transferimet eventualë më të mëdhenj të këtij sezoni dimëror. Barça, në fakt, ka si synim që të forcojë sulmin e vet mbas largimit të Mynir El Hadadit dhe një opsionet e mundshëm është ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Real Sosiedadit Karlos Vela që momentalisht luan në SHBA me LA Galaksinë dhe është pjesëtar i përfaqësueses meksikane.
“Vela është një lojtar që e njeh ligën spanjolle, kështu që ai nuk do ta ketë të vështirë që të adoptohet. Nëse ai do të bashkohet me Barcelonën, ky transferim jo vetëm që do të ishte spektakolar, por edhe i leverdisshëm për klubin katalonjas. Unë nuk kam asnjë dyshim te Vela”, vuri në dukje legjenda bullgare e futbollit.
Sfidanti.al