Futbolli në Angli dhe në botë është në ankth; në Kanalin e La Manshit është zhdukur një avion në bordin e të cilit ndodhej edhe futbollisti i kardifit, Emiliano Sala që ishte edhe blerja më e kushtueshme e kësaj skuadre. kërkimet po vijojnë, por shpresat për gjetjen e tij duket se nuk janë të mëdha, të paktën kjo është ajo që ka deklaruar Xhon Fitzxherald i ‘Channel Islands Airsearch’ i cili tha se ai nuk e dinte sesi mund të ketë ndodhur që avioni është zhdukur dhe se nuk priste që dikush të ishte i mbijetuar.
Vlen të theksohet se në avionin Piper Malibu që po fluturonte drejt Uellsit ishin vetëm futbollisti dhe piloti. Emiliano Sala u transferua te Kardif Siti nga Nant për vlerën e 17 milionë Eurove. Argjentinasi që ka punuar edhe me Ranierin gjatë aktivizimit të tij në kampionatin francez, ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje në Ligue 1 në këtë sezon, paraqitje që bindi drejtuesit e Kardifit që të investojnë tek ky futbollist
Por sulmuesi nuk mbërriti në Uells dhe alarmin për këtë ngjarje e dha pikërisht policia franceze. Mësohet se avioni kishte dalë jashtë radarit që vëzhgonte Kanalin e La Manshit dhe tani rezulton se është zhdukur në det. Operacioni i kërkimit ka nisur që në mbrëmjen e së hënës dhe janë përdorur edhe helikopterët, por ende nuk ka asnjë shenjë të Emiliano Salës dhe pilotit
Ndërkaq, për shkak të kësaj ngjarjeje, u vendos që ndeshja e Kupës së Francës mes Nantës dhe Entont Sanua Sën Grasiën e programuar për t’u zhvilluar rtë mërkurën të shtyhet për t’u luajtur ditën e diel.
sfidanti.al