Kohët e fundit është folur shumë për interesin e shfaqur nga Federata Kolumbiane e Futbollit për trajnerin Karlos Queiroz i cili këto ditë është i impenjuar me përfaqaësuesen e Iranit në Kupën e Azisë, kompeticion ku kjo skuadër së bashku me Korenë e Jugut shihen si favoritët kryesorë për ta fituar.
I pyetur në lidhje me këto zëra për një kalim të mundshëm në pankinën e skuadrës amerikanolatine, tekniku portugez që më parë ka drejtuar edhe një klub si Reali i madridit deklaroi se i vjen mirë që dëgjon për interesin e Kolumbisë, por në këtë moment është i përqendruar tek kombnëtarja iraniane e futbollit.
‘Nuk kam asnjë dyshim që Kolumbia ka shfaqur interesin për mua-tha Queiroz në një intervistë për agjenciën AFP- është një përfaqësuese që ka në përbërje futbollistë fantastikë dhe është në vendin e 12 në renditjen e FIFA. Ky interes më nderon dhe më bën të ndihem krenar, por në këtë moment kam përgjegjësi për skuadrën e Iranit. Pas përfundimit të Kupës së Azisë do të marr në konsideratë ofertën e Federatës kolumbiane’.
Vlen të theksohet se pas një paraqitje relativisht pozitive të iranit në Botërorin e Rusisë, Federata e këtijh vendi vendosi që të refuzojë rinovimin 4 vjecar të kontratës së Keiroz, dicka që e habiti jo pak trajnerin portugez.
sfidanti.al