Dëmtimi i cuditshëm i Mozon, ndodhi gjatë ndërrimit të këpucëve

Në botën e futbollit ka lojtarë që pësojnë dëmtime të cilat janë të vështirë për t’u shpjeguar. rasti i Alfi Mozon është i tillë. Mbrojtësi i Fulhemit është në infermieri për një dëmtim në gju që nga 29 dhjetori dhe ajo ndodhi pasi futbollisti ndërroi këpucët, një e dhënë kjo që vetëm tani u konfirmua nga trajneri Ranieri

‘Ishte një dëmtim shumë i cuditshëm-tha Ranieri për Mozon i cili u ble nga Fulhemi në muajt e verës për 24 milionë Euro-ishte dicka e pabesueshme. ai ka ende më shumë kohë për t’u riaftësuar. Kur do ndodhë kjo? Nuk e di’.

sfidanti.al