Gara e mbinjeriut! Një moldavian vrapon 50 km në minus 60 gradë në Jakuti!

Sportisti ekstrem Dmitrij Volloshin nga Moldavia vrapoi 50 kilometra në Jakutinë ruse që është zona më e ftohtë në botë dhe ku para 80 vitesh është regjustruar temperatura rekord më e ulët në Tokë – minus 71,2 gradë! Volloshini vrapoi rreth gjashtë orë. Atij gati nuk i ngrinë trupi dhe fytyra, ndërkohë që edhe dy orë mbas mbas mbarimit të maratonës së “akullt” ai mezi shihte, por, sidoqoftë, tani ai gëzon gjendje shëndetësore të mirë.
“Kjo ishte sfida më e vështirë në karrierën time sportive. Andej nga fundi i garës bora përreth më dukej e verdhë dhe nuk më mjaftonte ajri, ndërkohë që isha i detyruar të mbaja edhe maskë që të mbroja fytyrën nga i ftohti i madh. Asnjë ekip nuk të mbron dot nga një i ftohtë i tillë”, tha mbas garës Dmitrij Volloshini që e ndërkomori këtë sipërmarrje të vështirë në kuadrin e projektit bamirës “Unfrozen”, synimi i të cilit është tërheqja e vëmendjes për sëmundjen e paralizës cerebrale të fëmijëve.
Sfidanti.al