Murinjo gjen punë me 67 mijë Euro për ndeshje, por me kusht…

Zhoze Murinjo nuk qëndroi shumë kohë në statusin e të papunit pas shkarkimit të tij nga pankina e Mancester Junajtid. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Times’, trajneri portugez është bërë pjesë e televizionit ‘beIN Sports’ për të komentuar ndeshjet e Premier Leagues angleze duke përfituar edhe një pagë prej pak më shumë se 67 mijë Eurosh për ndeshje.

Por në kontratën që 56 vjecari ka nënshkruar me këtë televizion është një klauzolë sipas së cilës portugezi e ka të ndaluar të flasë për Djajtë e Kuq gjatë komenteve të tij. Gjithnjë sipas ‘Time’, Murinjo do të bëjë debutimin e tij në rolin e komentatorit me ndeshjen e Kupës së Azisë mes Katarit dhe Arabisë Saudite, për të vijuar më pas me komentimin e derbit londinez mes Arsenalit e Celsit që do të luhet në 19 janar.

Me këtë kontratë Zhoze Murinjo i bashkohet një sërë emrash të tjerë të njohur të futbillit botëror që janë në rolin e komentatorit në ‘beIN Sports’ ku përmendim Zlatan Ibrahimovic, Pol Skolls, Rus Gulit, Arsen venger, Jaja Ture, Nemanja Vidi, Uesli Shnajder dhe Grem Sounes.

sfidanti.al