Legjenda japoneze e futbollit 52 vjeç, mbreti “Kazu” shpërfill moshën

Kazujoshi Miura mbush 52 vjeç më 26 shkurt, por, megjithëse ai ka hyrë në dhjetëvjeçarin e gjashtë të jetës së tij, ky fakt nuk e pengon atë që të vazhdojë të luajë futboll profesionist, ndërkohë që ai e vazhdoi kontratën me klubin Jokohama të ligës së dytë japoneze, me të cilin ai po luan që nga viti 2005.
“Mbreti Kazu” që është nofka e Miurës 52-vjeçar, momentalisht është futbollisti profesionist më moshën më të madhe në botë dhe ai ka nisur të luajë në futbollin profesionist në fillim të viteve 1980, madje edhe në një nga klubet më të njohur të botës, Santosin e Brazilit. Miura në kohën e tij ka luajtur më Geri Linekerin dhe Zikon, por ndërsa këtë dy të fundit nuk mbahet mend se kur e kanë lënë futbollin, futbollisti veteran japonez vazhdon të luajë.
Në fakt, Miura nuk luan në formacionin e parë dhe sezonin e kalur ai luajti në nëntë ndeshje, duke hyrë gjithnjë nga stoli i rezervave, por tifozët argëtohen dhe kënaqën, kur e shohin atë në fushë.
Miura jo vetëm që është futbollisti profesionist më moshën më madhe që luan, por ai është edhe golashënuesi më i vjetër, duke thyer rekordin e futbollistit të famshëm anglez, Stenli Metjus, që e mbante rekordin, kur kishte shënuar në vitin 1965 në moshën 50 vjeç dhe e pesë ditë. Por, Miura ia theu atij rekordin e vjetër 52-vjeçar, kur në vitin 2017 shënoi gol në moshën 50 vjeç dhe 14 ditë.
Sfidanti.al