Kur Barcelona dhe Mesi “vijnë” për ngushëllim në tokën tonë të lodhur…

Barcelona ka “mbërritur” përsëri në anët tona, dhe kjo ndodh sa herë që nuk na mjaftojnë krahasimet brenda shtëpisë sonë. Ditët e fundit, presidenti i Kukësit, Gjici ka bërë një deklaratë të “madhe” për një futbollist të vogël. Nga ato deklarata që e kalojnë kufirin për të shkuar në një galaksi tjetër. ..
“ Po ulen yje në stolin e Barcelonës, dhe jo të mos ulet ky Rexhinaldo në stolin e Kukësit” Po përse katapultojmë deri tek altari i Barcelonës dhe nuk u tregojmë futbollistëve shembuj me stolin e vendeve të klubeve modeste. Thonë se, ngaqë jemi shumë të varfër në lojë dhe te pasur me enderra, na pëlqen që të flirtojme vetëm me të pasurit. Dhe është në modën tonë që të ngjitemi tek të mëdhenjtë jo vetëm për punë qejfi, por edhe kur flitet për hallin e madh.. te trukimit…
Ja për shembull, kur del “kryepeshkopi” jonë dhe flet nga kisha që i ka dalë boja nga besimi , dhe na “qetëson” shpirtin me frazen : “Ne dyshojmë kur luan Barcelona dhe Reali i Madridit, dhe hajde të mos dyshojmë për ekipet tona..” Pastaj ,te duket si llokume kur ndonjë futbollist mikroskopik i Superligës, për të shpëtuar nderin nga golat e humbur, lëshon budallaqen e bukur se “ Nuk jam Mesi apo Ronaldo që të bëjë çudira para portes..”
Sfidanti.al