Maurizio Arrivabene u largua nga Ferrari, por duket se do të qëndrojë në botën e Formula 1. Ish Drejtori i Kokëkuqes italiane është shumë pranë kalimit të Alfa Romeo Sauber, ku sipas asaj që publikohet te e përditshmja gjermane Bild, do të mbulojë të njëjtin rol si te Ferrari.
Por Bild nxjerr në dritë edhe një detaj tjetër; skuadra zvicerane mund të ndryshojë emrin e saj në Alfa Racing. Me fjalë të tjera, Arrivabene që është i lidhur edhe me FIAT-in, duket se po rezulton njeriu i duhur në momentin e duhur duke qenë se Alfa Romeo po kërkon që të marrë gjithnjë e më shumë rolin e protagonistit në cirkuit. Një tjetër detaj që nuk duhet anashkaluar në këtë histori është se Arrivabene te Sauber do të punojë sërish me pilotin finlandez Kimi Raikkonen
sfidanti.al