Etapa e tretë e Rally Dakar, një mallkim për pretendentët

Rally Dakar mbylli etapën e tretë të tij dhe ishte një katastrofë e vërtetë për të pilotët pretendentë për fitoren përfundimtare në kategorinë e motorëve dhe makinave. Te motorët lajmi i ditës ishte tërheqja e spanjollit Joan Barreda i cili kreu një gabim që i kushtoi rëndë duke qenë se për dy orë mbeti i bllokuar në lartësi në kilometrin e 143. Barreda nuk ishte i vetmi që përjetoi momente të vështira në këtë etapë. Valkner gaboi me navigimin duke e shtuar itinerarin e tij me 4 km dhe duke tërhequr pas vetes edhe Riki Brabek dhe Tobio Prajs. Përsa i përket etapës ajo u fitua nga Havier Sultier i ndjekur nga Pablo Kintanija dhe Benavides. Klasifikimi i përgjithshëm ka ndryshuar totalisht pasi në krye tani është pikërisht Kintanija i ndjekur nga Benavides dhe Sam Sandërlend.

Përsa i përket kategorisë së makinave, Sebastian Lëb ishte një prej pilotëve që përjetoi një ditë ferri në etapën e tretë të Rally Dakar me 9 herë kampionin e botës në WRC që humbi plot 43 minuta kohë. Akoma më keq shkuan gjërat për Karlos Sainz që dëmtoi shumë një gomë të makinës së tij Mini duke shpenzuar rreth 3 orë për ta riparuar atë. Probleme pati edhe siril Despre që humbi 25 minuta në Dunën Argjentina. Sa për kronikë, fitorja e etapës së tretë i shkoi Stefan peterhansel që la prapa Naser Al Atijah dge polakur Przinski. Renditja e përgjithshme kryesohet pikërisht nga Al Atijah i ndjekur duke lënë në vendin e dytë Al Rajhi dhe Peterhansel në vendin e tretë.

sfidanti.al