Tjetër skandal në Premier League; një futbollist kapet duke konsumuar kokainë

Skandali godet sërish futbollin anglez dhe ai që e bën këtë është tabloidi ‘The Sun’sipas të cilit një prej lojtarëve që aktivizohen në Premier League është kapur mat nga një prej shokëve të skuadrës së tij teksa ishte duke konsumuar kokainë në banjon e një lokali ku kishin shkuar për të festuar Krishtlindjen. Pas 30 minutash trajneri i zemëruar për atë cfarë ndodhi, e largoi lojtarin nga pjesa e prapme e lokalit, e hipi në një taksi dhe e dërgoi për në shtëpi.

Sipas burimit të këtij tabloidi, futbollisti ishte i ndërjegjshëm se duke qenë se një ditë më parë kishte kryer testet antidoping, kishte mundësinë që konsumonte kokainën pa rrezikuar që t’i nënshtrohej një tjetër testi të tillë në ditët në vazhdim.

Gjithnjë sipas ‘The Sun’ sjellja e këtij lojtari i shokoi futbollistët e tjerë  duke shkaktuar edhe një lloj përcarje në skuadër që ka pasur edhe probleme të tjera në pjesën e parë të sezonit. Identikiti i ofruar nga ky tabloid të bën të mendosh se skuadra në fjalë është Mancester Junajtid që pikërisht në periudhën e Krishtlindjes shkarkoi trajnerin Murinjo për shkak të rezultateve të dobëta dhe kaosit të krijuar brenda tij. Federata Angleze tashmë ka hapur një hetim në lidhje me këtë cështje dhe ai që rezulton se është pozitiv në teste për substanca të klasit A, në Angli, dënohet me 2 vjet skualifikim

Sfidanti.al