E padëgjuar në Paris, PSZH-ja ndalon Rabion të hyjë në dhomë….

Futbollisti i PSZH-së, Adrien Rabio, ndodhet te dera e daljes së “Parkut të Princave”, ndërkohë që ky klub francez e ka ndaluar atë që të hyjë në dhomën e zhveshjes së ekipit të parë. Ky mesfushor francez refuzoi ta vazhdoi kontratën me PSZH-në, ndërkohë që ka shumë mundësi që ai të kalojë te Barcelona. Kontrata e tij përfundon në qershor 2019, kështu që duket se gjashtë muajt e fundit ai do t’i shohë ndeshjet nga tribuna.
Trajneri gjerman i PSZH-së, Tomas Tuhel, është i zhgënjyer nga sjellja e këtij futbollisti që ndryshe premtoi dhe ndryshe veproi.
“Ai sikur u tall me neve. Ne zhvilluam me të bisedime produktive dhe klubi ishte gati që t’u përgjigjej kërkesave të tij. Por, më pas punët ndryshuan. Ai tregoi pak respekt për klubin dhe tifozët, por sidomos për bashkëlojtarët e tij”, vuri në dukje Tuheli.
Barcelona po përpiqet që ta marrë Rabion që këtë janar dhe është gati që të paguajë pesë milionë euro plus që PSZH-ja ta çlirojë atë para kohe nga kontrata.
Sfidanti.al