Skandal te Milani: Ish-drejtorët spiunonin të punësuarit dhe gazetarët

Milani po kalon një periudhë mjaft të trazuar, ndërkohë që gjatë dy viteve të kaluar ky klub i ka ndërruar dy herë pronarët e vet. Duket se një gjë e tillë është reflektuar edhe te rezultatet, por tani e gjithë Italia po flet për një skandal të ri që po trondit “kuqezinjtë” milanezë.
Ish-drejtori i Milanit Marko Fasone gjatë mandatit të tij kishte angazhuar një agjenci private detektivësh që të spiunonte katër gazetarë që gjithnjë publikonin lajme të rezervuara lidhur me Milanin, shkruan gazeta “La Republika” që shton se agjencia në fjalë e konfirmoi lajmin dhe se “veprimtaria e spiunazhit” doli në dritë, kur pronarët e rinj të tij (Milanit) gjetën në zyrën e llogarisë së klubit disa fatura të paguara dhe të tjera që i duheshin paguar agjencisë së lartpërmendur të detektivëve.
Në fakt, Fasone donte të zbulonte se kush ishte “urithi” (spiuni) që u jepte gazetarëve informacione të brendshme nga klubi milanez. Sidoqoftë, sikurse vë në dukje gazeta e mësipërme, Fasone nuk e gjeti dot “urithin” te Milani.
Sfidanti.a.