Kapiten i i PSZH-së i bie kambanës : Mos u gëzoni për shortin me M.Junajtid

Kapiteni i PSZH-së, Tiago Silva, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e vet që të mos të hyjnë të relaksuar në duelin me Mançester Junajtidin, sepse ky ekip mund të krijojë probleme të mëdha, për më tepër që tani ka edhe një motiv suplementar – trajnerin e ri. Ole Solskjer.
“Junajtidi gjithnjë ka qenë dhe vazdhon të jetë një ekip i rrezikshëm. Motivimi te lojtarët e tij tani është edhe më i madh dhe ata do të përpiqen edhe më shumë që të dalin mirë dhe të fitojnë, kështu që ne duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e shkurtit”, vuri në dukje Tiago Silva në një prononcim në median franceze, duke vazhduar më tej:
“Shumëkush konsideron se shorti na ka favorizuar neve, sepse Junajtidi ndodhet në formë jo të mirë, por ai vazhdon të jetë një ekip i mirë dhe, mbas ndërrimit të trajnerit, presioni nga ana e lojtarëve të tij do të rritet edhe më shumë”.
Sfidanti.al