Murinjo thyen heshtjen: Kam te ardhme edhe pa Mancester Junajtid

Zhoze Murinjo thyen heshtjen pas lajmit per shkarkikin e tij nga pankina e Mancester Junajtid dhe kete e ka bere nepermjet nje komunikate per shtyp dhe ne nje interviste per Sky Sports News.

‘Jam shume krenar qe kam mbajtur distinktivin e Manceser Junajtid-tha Murinjo ne komunikaten e tij-dhe brsoj se te gjithe tifozet dine kete. Ashtu sikurse edhe ne klubet e meparshme, kam punuar me persona te mrekullueshem dhe besoj se disa prej tyre do t’i kem miq perjete. Te gjithe i dini principet e mia profesionale.  Sa here qe mbyllet nje kapitull une tregoj respekt dhe nuk jap asnje koment per ish koleget e mi’.

Ndersa per Sky Sports News, Murinjo deklaroi: ‘Me njeh. Me lini te eci. Nuk kam asgje per te thene. Tashme gjithcka perfundoi. Mancester Junajtid ka nje te ardhme pa mua dhe une kam te ardhme pa Mancester Junajtid. Nuk flas dhe nuk mund te tregoj ate cfare ndodhi me klubin. Deri ne momentin kur t’i kthehem futbollit, dua te jetoj jeten time sic kam bere deri tani. Kjo eshte ajo qe dua te bej. Mancester Junajtid eshte e kaluara-ishin fjalet e Zhoze Murinjos.

Sfidanti.al