Milanin tani po e lidhim me shumë emra të rinj, me të cilët pretendohet si ai do të përforcohet në të ardhmen, por, po ashtu, spekulohet se në janar klubi milanez “do të çlirohet” nga disa lojtarë. Por, trajneri i “kuqezinjve”, Xhenaro Gatuzo, reagoi me zemërin ndaj pyetjes së një gazetari se cilët lojtarë do të largohen nga Milani në janar.
“Tani është koha e Krishtlindjeve, kështu që ju i konsideroni lojtarët e mi si dhurata që vendosën nën pemën e Vitit të Ri! Ne e dimë se kemi disa kufizime, për shkak të rregullit financiar fair play, por kjo nuk do të thotë se ne do të nxjerrim në shitje Higuainin, Çalanoglun ose Suson. Unë jam gati të bëj sakrifica për këta lojtarë. Por, ju, si i keni punët, përse i sulmoni lojtarët e mi?” – i pyeti i nervozuar Gatuzo gazëtarët.
Sfidanti.al