Uejn Runi po përgatitet të festojë Krishtlindjen e tij të parë në tokën amerikane. Sulmuesi angles që është pjesë e skuadrës së D.C United duket se që në sezonin e tij të parë në MLS është shndërruar në yllin e këtij kampionati duke tërhequr vëmendjen edhe të stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Në fakt futbollisti 33 vjecar u ftua në festën e Krishtlindjes që organizoi Shtëpia e Bardhë të dielën e kaluar. Ishte vetë presidenti Trump që ftoi Runin dhe familjen e tij në këtë festë me britanikun që nuk e refuzoi ftesën e shefit të Shtëpisë së Bardhë, ndryshe nga sa ndodhi me yjet e tjerë të sportit në SHBA
‘Uejn e Kolin nuk ndenjën indiferentë ndaj ftesës personale të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë-theksohej te tabloidi ‘The Sun’ që citonte një burim të brendshëm-nuk ishte dicka politike. Për ata ishte një mundësi për të parë një prej ndërtesave ikonë të botës dhe për të festuar aty Krishtlindjen së bashku me fëmijët’
Por vizita e Runit në Shtëpinë e Bardhë nuk ishte dicka speciale vetëm për futbollistin, por edhe për vetë djalin e Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania, Barron Trump, me 12 vjecarin që është adhurues i futbollit dhe Uejn Runit. Vogëlushi nuk ngurroi të pozojë i lumtur përkrah sulmuesit anglez dhe familjes së tij në sallonet e Shtëpisë së Bardhë.
sfidanti.al