Yjet e futbollit botëror Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo ishin të destinuar që të uleshin përkrah njëri-tjetrit në ‘Santiago Bernabeu’ për të ndjekur nga pranë finalen e dytë të Kupës Libertadores mes River Plejtit e Boka Xhuniors që do të zhvillohet të dielën në impiantin mitik të Realit të Madridit. Kapiteni i barcelonës dhe sulmuesi i Juventusit kishin marrë ftesë për të qenë të pranishëm në këtë sfidë, por mesa duket vetëm Mesi i është përgjigjur pozitivisht asaj.
E përditshmja spanjolle AS që citon burime pranë futbollistit luzitan, thekson se Ronaldo mendon se është ende shpejt për këtë rikthim në ‘Bernabeu’ dhe kjo për shkak të mënyrës sesi ai u largua nga Reali i Madridit. janë po këto burime që theksojnë se 33 vjecarit do t’i pëlqente që të ishte në tribunën e stadiumit të Realit të madridit për të ndjekur superklasiken mes River Plejtit dhe Boka Xhuniors që bashku me rivalin e tij Mesi, por për fat të keq kjo nuk është e mundur.
sfidanti.al