Një foto e kapitenit të Realit, Sergio Ramos, me Topin e Artë (të Luka Modriçit) të përqafuar prej tij, shkaktoi shumë komente në rrjetet sociale. Qendërmbrojtësi e krijoi vetë pozën, sikur ai po qante që nuk e kishte fituar ende Topin e Artë, dhe pyeste se kur do ta fitonte atë. Padyshim që Ramosi është një mbrojtës i madh, dhe një kapiten i madh. Ai ka luajtur gati 800 ndeshje zyrtare në karrierë, dhe ka shënuar jo pak, por 100 gola, diçka e jashtëzakonshme për një mbrojtës, por gjithsesi, ka një “cen” në “biografi” që i prish punë.
Nuk ka lojtar tjetër në ligën spanjolle, në kombëtaren spanjolle dhe në gjithë ligat në Europë, që të ketë marrë aq shumë kartona sa ai. Ramos ka marrë 173 kartonë në ligë, pra një rekord, nga të cilët 19 janë të kuq (edhe ky një rekord). Ramos është vetëm 1 karton të verdhë larg rekordmenit të të verdhave në La Liga, Alberto Lopo, ndërsa është numri 1 edhe në Champions me 37 të verdhë dhe 3 të kuq (dy të kuq direktë), duke lënë prapa këdo tjetër.
Pra, Ramos, na vjen keq, që nuk e fiton dot Topin e Artë, ndonëse ke fituar 22 trofe të mëdhenj me Realin dhe Spanjën, nga të cilët 4 tituj kampion, 4 Champions, një Kupë të Botës dhe dy Kampionate Europiane.
Sfidanti.al