Shpesh duket sikur janë zotërit e skenës dhe se ata mund të shfaqen kur të duan, ndërsa njerëzit e thjeshtë, “kjo tufë budallenjsh” janë gati të bien në gjunjë për ta. Futbollistët milionerë të Paris SG kuptuan më në fund, se ka momente kur ata vlejnë shumë më pak sesa rroga modeste që çon në shtëpi një punonjës francez.
Protestat e ashpra antiqeveritare në kryeqytet detyruan ligën profesioniste të futbollit që të shtyjë ndeshjen mes Paris SG dhe Monpeljesë, të planifikuar për të shtunën, dhe kjo sepse rreziku i dhunës është tepër i lartë.
Dhjetëra e qindra mijë njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Parisit dhe të qyteteve të tjera të Francës, për të kërkuar heqjen e një takse mbi karburantin, që do ta rriste çmimin e tij mbi 20 për qind. Qeveria duket se do të tërhiqet nga taksa, por lajmet janë që protestuesit nuk janë ende të kënaqur.
“Siguria është gjëja më e rëndësishme”, – deklaroi trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel, yjet e të cilit të shtunën duhet të rrinë para televizorit për të parë lajmet se çfarë ndodh në Paris. E sigurt është se ndeshja e tyre nuk do të jetë nga ato që do të ndodhin.
Sfidanti.al