Arjen Roben në fund të sezonit do të largohet nga bajerni i Mynihut dhe tani i duhet të kërkojë që të mendojë për të ardhmen. por përpara se të bëjë këtë gjë, holandezi foli për interesimin e Mancester Junajtid, raportet e tij me Zhoze Murinjon e tema të tjera në një intervistë për ‘Four Four Two’
‘Drejtuesit e Mancester Junajtid më ftuan për darkë dhe për një vizitë në qendrën stërvitore të skuadrës-tregon Roben-gjithcka shkoi mirë, por në fund u ktheva të PSV Eindhoven dhe nuk pata më kontakte me ta. Ata nuk erdhën asnjëherë të flisnin me drejtuesit e PSV. Celsi e bëri këtë shumë shpejt. nëse mancester Junajtid do të më kishte bërë një ofertë pas atij takimi, do ta kisha pranuar në cast’
Te Celsi, Arjen Roben pati mundësinë për të punuar me Murinjon të cilin e vlerësoi. ‘Është shumë kërkues dhe intensiv-vijoi Roben-në atë moment, ai më bëri mirë për t’u përmirësuar si futbollist. më pëlqen të mësoj e të punoj shumë. Kam luajtur shumë ndeshje me të në pankinë dhe është një njeri dhe trajner i mirë. më dha shumë besim dhe kam kujtime të këndshme me të’.
sfidanti.al