Sfida e kampionatit holandez mes Fejnordit dhe PSV Eindhoven u mbyll me rezultatin 2-1, por gjerat mund te kishin shkuar ndryshe pas episodit te minutes se 74.
Pikerisht ne kete moment, PSV Eindhoven nisi nje kundersulm por qe u nderpre per shkak te veprimit jo shume sportiv te tifozeve te Fejnordit te cilet hodhen ne fushen e lojes nje tjeter top duke shkaktuar kaos dhe detyruar arbitrin e sfides te frenoje sulmin e PSV.
Futbollistet e kesaj te fundit protestuan, por gjithcka ishte e kote per ta pasi me fund te 90 minuteshit rezultati ishte 2-1 per Fejnordin qe mori keshtu 3 piket e kesaj perballjeje.
Sfidanti.al