Finalja e Libertadores ne Santiago Bernabeu, por River Plejti nuk eshte dakord

Pas shume zerave dhe hipotezave te shumta, CONMEBOL me ne fund vendosi per fatin e ndeshjes se dyte finale te Kupes Libertadores mes River Plejtit dhe Boka Xhuniors. Sfida do te luhet ne stadiumin Santiago Bernabeu te Madridit pikerisht ne daten 9 dhjetor. Ky vendim erdhi pas incidenteve te dhunshme qe ndodhen ne 24 nentor ne Buenos Aires kur tifoze te River Plejtit sulmuan autobusin e Boka Xhuniors per t’u perplasur me pas edhe me policine.

River Plejti per kete ngjarje te shemtua u denua me 400 mije Dollare gjobe dhe zhvillimin e dy ndeshjeve me dyer te mbyllura, nderkohe qe Boka kishte kerkuar fitoren ne tavoline,  ndersa ndeshja u vendos te luhet ne Spanje. Por River Plejti nuk eshte aspak dakord qe sfida te luhet ne Madrid dhe nepermjet nje komunikate per shtyp beri te ditur se do te apeloje vendimin e CONMEBOL.

Ne kete pike River Plejti ka nje aleat, pikerisht Boka Xhuniors. Edhe kjo e fundit nuk pranon te luaje ne kryeqytetin spanjoll pasi pretendon fitoren ne tavoline. Duke pare se kerkesa e bere u refuzua nga Komisioni i Disiplines se CONMEBOL, drejtuesit Boka Xhuniors bene te ditur se do t’i drejtohen CAS per te prezantuar arsyet e tyre per kete kerkese.

Nderkaq presidenti i CONMEBOL, Alehandro Domingez komunikoi se te dy klubet kane 7 dite kohe per te bere apelimet e tyre qe do te thote se per momenti  edhe stadiumi Santiago Bernabeu per finalen e Libertadores eshte ne kuadrin e hipotezave.

Sfidanti.al