Hem mjek, hem gjyqtar: Kur ka kohë të lirë, gjykon Realin me Barcelonën!

Mjeku i shquar spanjoll, Cezar Noval, në kohën e lirë bëhet gjyqtar, më saktë më shumë gjyqtar anësor! Novali konsiderohet si një nga mjekët më të mirë në botë në operacionet e ndërrimit të gjinive njerëzore, pra nga meshkuj në femër ose anasjelltas.

Novali e ka origjinën nga Valensia dhe shumë vite me radhë ai punoi si kirurg në SHBA, ndërsa tani është kthyer në Spanjë, ku punon si mjek që operon njerëzit që duan të ndërrojnë gjininë. Sidoqoftë, kohën e lirë, kur nuk ka operacione, ai e shfrytëzon duke gjykuar ndeshje futbolli, madje edhe në La Ligën spanjolle, por, më shumë si gjyqtar anësor, duke mbajtur në dorë flamurin në vend të bisturisë! Madje, në një rast, ai ka qenë gjyqtar anësor në një ndeshje mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Megjithatë, në fushën e vetë ai njihet si rekordmen bote, duke qenë se gjatë një “sipërmarrjeje operative” ai ia ndëroi gjininë dikujt brenda 18 orëve, gjë që deri tani nuk e ka bërë asnjë mjek tjetër i kësaj fushe në botë. Në duart e tij ka kaluar një numër njerëzish shumë të njohur.

Sfidanti.al