Marrëveshja u arrit, përse Ibrahimoviçi i tha “po” Milanit?!

Milani ndodhet në rrugën që të sigurojë shrbimet e sulmuesit suedez, Zllatan Ibrahimnoviç, njofton media e Apenineve. “Sport Mediaset” bën të ditur se Ibra dhe klubi milanez tanimë janë marrë vesh dhe se kanë mbetur vetëm disa formalilete që sulmuesi 37-vjeçar të bëhet përsëri pjesë e klubit “rosoner”. Thuhet se marrëveshja tanimë është arritur, se ajo ka një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh, se ajo ka vlerën e 2,2 milionë eurove dhe se klubi amerikan LA Galaksi, me të cilin ka luajtur deri tani Ibra, ka rënë dakord që ai të largohet.

Nëse kjo sa më sipër është e vërtetë, atëherë, Zllatan Ibrahimoviçi do ta vesh edhe një herë tjetër bluzën kuqezi të Milanit që ai e ka mbajtur gjatë viteve 2010-2012 dhe me të cilën ai ka fituar titullin kampion të Serisë dhe Superkupën italiane.

Sfidanti.al