Një top basketbolli, dhuratë e Lebronit për shkollën e qytetit

Ai nuk e ka harruar që ka lindur dhe vjen nga qyteti Akron i Ohajos. Lebron Xhejms mund te këtë bredhur dy herë në Klivlend, një herë në Majemi dhe tani në Los Anxhelos, por vendlindjen nuk e ka lënë kurrë pas dore. E tregoi edhe tani, pasi kaloi Uilt Çembërlenin në renditjen e shënuesve më të mirë të NBA-së, pasi topin e basketbollit me të cilin bëri histori, vendosi t’ia dhuronte një shkolle pikërisht në Akron.

Shkolla quhet “Premtoj (I Promise), e preferuar për Xhejmsin, dhe që ka një listë me premtime që nxënësit bëjnë kur regjistrohen në të. Unë premtoj që (1) do të punoj fort, (2) nuk do të dorëzohem kurrë, (3) do të bëj maksimumin, (4) do të ëndërroj gjëra të mëdha, (5) do të qendroj gjithnjë në këmbë, (6) do të jem i fortë, e të tjera si këto. Lebroni ka pasur gjithnjë lidhje me këtë shkollë, dhe i ka dhuruar plot 144 palë këpucë të përdorura nga ai në NBA.

Sfidanti.al