Te Bajerni i Mynihut ka humbur besimi: në Dortmund si autsajder!

Presidenti i Bajernit, Uli Hënes, deklaroi se ekipi i tij nuk është favorit në derbin e madh kundër Borusias së Dortmundit që do të zhvillohet këtë të shtunë, në orën 18:30, në Dortmund.
“Ne nuk po shkojmë në Dortmund si favoritë, por si autsajder (ekip pa pretendime), për herë të parë mbas një kohe kaq të gjatë. Ne nuk mund të shkojmë atje dhe të themi se i duam të tria pikët. Dortmundi gjatë këtij sezoni po luan me të vërtetë shkëlqyeshëm”, deklaroi Hënesi.
Sa për kujtese, pavarësisht nga humbja 2-0 ndaj Atletikos së Madridit në Ligën e Kampioneve, Borusia e Dortmundit është i vetmi ekip në Bundesligë që nuk ka asnjë humbje dhe ka shënuar 30 gola. Para se të humbiste ndaj Atletikos, Dortmundi kishte 15 ndeshje radhazi pa humbur në gjithë konkurrimet.
Bajerni, mbas 10 javësh në Bundesligë, ndodhet katër pikë mbrapa Borusias.
Sfidanti.al