MotoGP, Markez triumfon në Tajlandë, Honda kampione për konstruktorë

Mark Markez e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë, por kjo nuk e pengon spanjollin të fitojë gara në Botërorin e MotoGP. në tajlandë, 25 vjecari kaloi i pari vijën e finishit ndërkohë që edhe skuadra e tij Honda i mbylli llogaritë e këtij sezoni duke u shpallur kampione për konstruktorë. Në Tajlandë, Markez u ndihmua shumë nga fati pasi përfitoi nga rrëzimi i Rosit 4 xhiro nga fundit, me italianin e Jamahës që ishte në kryesimin e garës gjatë gjithë kohës.

Për Markez, 7 herë kampion bote në motociklizëm, kjo ishte fitorja e 70 në karrierë. menjëherë pas tij në vendin e dytë u rendit Aleks Rins që la pas Johan Zarko me francezin që e kishte nisur garën tajlandeze nga pole position. Jamaha, duke parë rrëzimin e Rosit u desh të kënaqej me vendin e katërt të Vinjales, ndërkohë që më keq shkuan gjërat për Dukatin që pati si rezultatin më të mirqë vendin e 6 të Doviciozos, një rezultat ky që zyrtarizoi Hondën si kampione të botës për skuadra në Botërorin e MotoGP

sfidanti.al