Me të vërtetë ka ardhur momenti që t’u jepet fund shtyrjes dhe zgjatjes së kohës nga futbollistët që duan të vonojnë lojën dhe të ruajnë rezultatin, kur ai është i favorshëm për ta. Shoqata angleze e futbollit po shqyrton mundësinë që t’i ndryshojë disa rregulla në futboll dhe t’i pengojë ata futbollistë që “vjedhin” kohën, kur dalin nga fusha.
Kështu po mendohet që të mos ketë më zëvendësime gjatë kohës së shtesës që jep gjyqtari, ndërsa po merret në shqyrtim edhe një propozim tjetër që lojtari që do të zëvendësohet, të mos t’i bjerë fushës mespërmes, duke kaluar nga qëndra, sikurse veprohet tani, por të dalë jashtë vijës anësore me të afërt. Në këtë mënyrë do të kursehet shumë kohë, nëse lojtari i zëvendësuar do të dalë te vija anësore më e afërt.