UEFA gjeti mënyrën si ta dënojë Milanin: të luajë falas në Evropë?

Klubi rosoner në fillim të kësaj vere u pezullua që të mos luante në Ligën e Evropës, sepse nuk kishte përmbushur kriterin e rregullit financiar fair play, por, megjithatë, ndryshimi i pronësisë së tij dhe ankesa në Gjykatën Sportive të Arbitrazhit e kthyen atë në këtë konkurrim. Por, sidoqoftë, UEFA “ngriu” fondin e shpërblimit për ekipet pjesëmarrës në Ligën e Evropës, deri sa t’i jepte kësaj çështjeje një zgjidhje përfundimtare.
Gazeta italiane “Republika” shkruan se organi drejtues i UEFA-s ka arritur një marrëveshje me Milanin që ai të vazhdojë të luajë në Ligën e Evropës, por me kusht që ai të mos marrë asgjë nga fondi i shpërblimit që “shtëpia” evropiane e futbollit ka caktuar për ekipet pjesëmarrës në Ligën e Evropës.
Sidoqoftë, tani duhet të pritet reagimi i kryesisë së Milanit ndaj një skenari të tillë. Në qoftë se ky paralajmërim do të bëhet realitet, atëherë Milani do të mbesë pa 10 milionë euro.
Sfidanti.al