Jamaha me ne fund rikthehet te fitoret ne Boterorin e MotoGP pas 25 garave dhe kete e ben me Maverik Vinjales. Piloti spanjoll triumfoi ne Cmimin e Madh te Australise duke lene pas Ianonen ne vendin e dyte dhe Doviciozon ne te tretin.
Vinjales zhvilloi nje gare praktikisht perfekte kete te diel duke e kaluar i pari vijen e finishit. Sigurisht spanjolli per te arritur te ky sukses u favorizua edhe nga dalja jashte piste e bashkekombasit te tij, kampionit te Botes, Mark Markez pas nje perplasje me Zarko. Dy italianet Ianone dhe Doviciozo qe plotesuan dy vendet e tjere te podiumit, u bene protagoniste te nje dueli te bukur por ne fund triumfoi piloti i Suzukit. Surpriza e dites ishte Alvaro Bautista qe zevendesoi Lorenzon me spanjollin qe vetem per pak mbeti jashte podiumit te ketij Cmimi te Madh.
Nuk beri paraqitjen qe pritej Valentino Rosi qe ne xhiron e fundit te gares u parakalua nga Rins per ta mbyllur ate ne vendin e gjashte.