Reforma e FIFA per Boterorin e Klubeve shtyhet per momentin. UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane e kontestuan propozimin e ri te presidentit te FIFA, Xhani Infantino me kete te fundit qe u detyrua te beje hapa prapa ne projektin e tij. Ne kontinentin evropian, klubet me te rendesishme e shihnin Boterorin e ri te Klubeve si konkurrues te Liges se Kampioneve dhe per kete arsye e kundershtuan projektin.
FIFA e mori vendimin per te shtyre diskutimet per kete ceshtje ne mbledhjen e radhes se Keshillit te saj te zhvilluar ne Kigali te Ruandes. Sipas Shoqates se Klubeve Evropiane, Boterori i ri i Klubeve do te ndikonte ne kalendarin sezonal dhe do te krijonte probleme, dhe do te rriste edhe sforcimet e futbollisteve, pa harruar ketu edhe thellimin e diferencave ne aspektin ekonomik te klubeve te perfshira ne kete projekt.
Por ne mbledhjen e Keshillit te FIFA, u diskutuan edhe per tema te tjera dhe u vendos qe duke nisur nga viti 2020, Kupa e Amerikes te zhvillohet ne vitet me numrat cift, ndersa Kupa e Afrikes e 2023 do te shtyhet dhe nuk do te zhvillohet me ne peridhen janar-shkurt, por ne qershor-korrik.
Sfidanti.al