Deri ku mund te shkoje Markez? Kete nuk e di as Valentino Rosi

Ne Japoni, Mark Markez fitoi titullin e tij te 7 ne boterorin e Motociklizmit, 5 nga te cilat vetem ne kategorine MotoGP ku garon prej 6 vitesh. Eshte vetem 25 vjec dhe me te drejte ka lindur pyetja: Cili eshte limiti i spanjollit te Hondes? Nje pyetje kjo qe nuk di t’i pergjigjet as vete Valentino Rosit, qe eshte ne shenjestren e Markez persa u perket titujve boterore me italianin qe eshte ndalur me 9 te tille.

‘Limiti i Markez? Eshte e veshtire ta thuash. Sinqerisht nuk e di-tha Valentino Rosi kur iu be kjo pyetje ne konferencen per shtyp ne prag te gares se Filip Ajlend-pika e tij e forte eshte se ai eshte gjithnje shume i forte. Ne pista te ndryshme me kushte te ndryshme, pilote te tjere mund te jene po kaq te mire sa ai, por Markez shfaqet njesoj ne te gjitha pistat dhe kushtet e tyre.

Sfidanti.al