Interi dhe Reali i Madridit i gëzohen shumë mungesës së Mesit në ndeshjet që do të luajnë ndaj Barcelonës, por edhe kjo e fundit nuk shqetësohet shumë. Në fakt, edhe pa argjentinasin skuadra katalanase ka ditur mjaft mirë të mbijetojë. Që nga sezoni 2005/2006 ku Mesi u bë pjesë e skuadrës së parë, Barcelona ka zhvilluar 151 ndeshjet pa yllin e saj në fushën e lojës dhe bilanci është vërtet impresionues, 98 fitore, 28 barazime dhe vetëm 25 humbje
Mungesa e Mesit për Barcelonën duket se ka qenë më problematike vetëm në 3 sezonet e para të futbollistit te ekipi blaugrana kur pa Mesin në fushën e lojës Barcelona humbi 14 ndeshje, një shifër kjo e konsiderueshme.
Periudha më e gjatë e Mesit jashtë fushave të lojës është ajo që i takon sezonit 2015/2016 kur u dëmtua në sfidën me Las Palmas. Barcelona edhe këtë moment e kaloi me sukses, me 3 fitore në 3 ndeshje të Ligës së Kampioneve dhe sukseset në La Liga ndaj skuadrave të Rajos, Eibarit, Getafes dhe Vijarrealit. rikthimi i mesit në atë sezon ishte pikërisht në El Clasicon e Bernabeut me Realin e Madridit me argjentinasin që u aktivizua si zëvendësues, ndërkohë që Barcelona fitoi 4-0.
sfidanti.al