Skenari ishte si ai i përrallave apo filmave më të bukur. Heroi kryesor përbuzet dhe nxirret nga skena, por papritmas, ndodh një “deux ex machina” dhe gjithçka ndryshon si me magji. Heroi rikthehet dhe hakmerret duke u bërë shpëtimtar. Në Premier Ligë, heroi kryesor i javës ishte Jaja Ture (të na falë Zhiru), veçse ai e realizoi revanshin e tij me lejen e “Perëndisë” Pep Guardiola.
Trajneri i Mançester Sitit lajmëroi papritmas, që përpara ndeshjes ndaj Kristël Palasit, se Jaja Ture do të ishte titullar. Dhe kush?! Ai që ishte detyruar të stërvitej jashtë skuadrës, të cilit i ishte deklaruar se duhej të gjente skuadër tjetër dhe se nuk bënte pjesë në planet e katalanasit!
Jaja Ture luajti në formacion që nga minuta e parë dhe bëri mrekullinë. Nuk ishte e pazakonshme që fito Mançester Siti, pasi skuadra e milionerëve është ndërtuar për këtë gjë, por që yjet e vlerësuar të Guardiolës duhej të kishin Jana Turenë e përjashtuar që të triumfonin në stadiumin “Selhërst Park” të Londrës. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë tregoi se nuk kishte marrë fund, përkundrazi, dhe shënoi të dy golat për skuadrën e tij, në suksesin 2-1. Falë tij, Guardiola tani ndodhet në vend të paër në Premier Ligë, bashkë me Liverpulin në kuotën e 27 pikëve. Mbetet të shihet nëse mrekullia “Jaja Ture” do të vazhdojë apo jo, por duket se skenari tani ka ndryshuar.