E njihni Norbert Elgert ? Trajneri më pjellor i të rinjve në Gjermani

Norbert Elgert është trajner i ekipit të të rinjve të Shalkes dhe “nga duart” e tij kanë dalë shumë yje të futbollit gjerman, Mesut Ozli, Manuel Nojer, Liroj Sane, Julian Draksler, Sead Kolashinac, etj. Aktualisht, Elgerti konsiderohet si trajner më i mirë për të rinjtë në Gjermani.
Vetë Elgerti ka luajtur me Shalken gjatë viteve 1970, por dëmtimet e shpeshta e penguan karrierën e tij si futbollist, kështu që mjekët e këshilluan atë që ta linte futbollin, por Norberti e donte shumë futbollin dhe ai luajti 15 vite në ligat e ulta gjermane.
Elgerti, që nga viti 1996, është trajner i ekipit U-19 vjeç i Shalkes dhe “prodhon” rregullusht futbollistë të talentuar për ekipin e parë. Është ky trajner që zbuloi futbollistët Hevedes, Nojer, Kolashinac, Draksler, Matip, Sane, etj. Një nga talentet që ka nxjerrë nga duart e tij Elgerti, është edhe Tilo Kerer, të cilin gjatë kësaj vere e bleu PSZH-ja që pagoi për të 37 milionë euro.
Por, sidoqoftë, gjurmët më të mëdha nga “femijtë” e tij i ka lënë Mesut Ozili që falë Elgertit u regjistrua në shkollën e futbollit të Shalkes. Para se Norberti të bëhej trajner i ekipit të të rinjve, Mesuti katër herë herë kishte ardhur për t’u provuar që të hynte në akademinë e të rinjve të Shalkes dhe të katër herët kishte dështuar, por ai nuk hiqte dorë, sepse e dinte se ishte më i mirë se fëmijtë e tjerë që pranoheshin në këtë akademi. Prindërit e Mesutit e dinin se atë nuk e pranonin, sepse ai ishte me origjinë turke. “Ata nuk duan fëmijë që quhet Mesut, ata duan fëmijë që quhen Matias, Markus ose Mihael”, thoshte i dëshpëruar i ati i Mesut Ozilit.
Ozili u bë gati të hiqte dorë nga përpjekjet e tij, por ishte trajneri Norbert Elgert që e bindi atë të qëndronte në Shalke dhe, në fund, Mesuti e kaloi provën, e pranuan në shkollën e futbollit të Shalkes dhe ai u bë një nga lojtarët më të mirë të Gjermanisë.
Sfidanti.al