Është padyshim një “ushtar i fatit”, një njeri karriere dhe jo një lojtar i një klubi të vetëm. Po të kishte qenë i tillë, do të kishte mbetur pa lëvizur në Poloninë e tij të lindjes. Kristof Piontek (le ta themi siç duhet, jo më Piatek), sulmuesi më i mirë i momentit në Serinë A, shikon larg që tani. Gazetarët e pyetën për klubet që e kërkojnë (Juventusi mbi të gjithë) dhe polaku nuk u tregua hipokrit.
“Vjet e dija se do të kaloja në një kampionat të madh, – u shpreh ai, – erdha në Itali dhe në këta dy muaj u përshtata shumë mirë tek Xhenoa. Kush e di se ku do të jem pas 6 muajve?” Piontek ka shënuar 8 gola në 6 javë të Serisë A, dhe ka realizuar në çdo javë. Rekordi është ai i Batistutës në 1994-1995, që përpara lindjes së Piontekut, me 11 ndeshje radhazi duke shënuar. “Do të jetë e vështirë të arrij Batistutët, – mendon polaku, – ndeshjet e tjera do të jenë ndaj Juves dhe Interit, por unë dua të shënoj”.
Sfidanti.al