Portieri Jan Obllak, “jorganxhiu” që vë në gjumë sulmuesit …

Portieri slloven, Jan Obllak, ndodhet në një formë të shkëlqyer në portën e Atletikos së Madridit, ndërkohë që ai zotëron edhe një statistikë të jashtëzakonshme. Obllaku që nga fillimi i sezonit 2014/15, ka arritur që më shumë ta ruajë rrjetën e portës së tij sesa të pësojë gola. Ky portier e ka ruajtur të paprekur rrjetën e portës së tij në 72 ndeshje dhe, që nga ajo kohë, Atletiko ka pësuar vetëm 71 gola.
Jan Obllaku është 25 vjeç dhe është pjesëtar i ekipit të “jorganxhinjve” që nga viti 2014, kur erdhi nga Benfika e Lisbonës, së cilës iu paguan për të 14,5 milionë euro.
Portieri fenomenal i Atletikos, gjatë këtij sezoni, në shtatë ndesbje të La Ligës ka pësuar katër gola, ndërkohë që në katër ndeshje e ka mbajtur rrjetën e portës së vet të paprekur.
Sfidanti.al