Diego Kosta e Antonio Konte kane qene dy personazhe qe nuk kane ndjere asnjehere afeksion per njeri-tjetrin. Ne periudhen 2016-2018, kur italiani ishte me stolin e Bluve te Londres, Diego Kosta dha kontributin e tij ne fitimin e titullit kampion teksa shenoi 20 gola ne 2017, per t’u lene me pas jashte skuadre sezonin pasardhes.
‘Ishte nje periudhe e erret, por jo per fajin tim edhe pse njerezit flisnin shume-tregon sulmuesi i Atletiko Madrid-koha con cdo gje ne vendin e vet. Shikoni Konten se si e pesoi, shikoni ku eshte tani’.
Diego Kosta nuk e la me kaq dhe e shtoi dozen e ‘helmit’ mbi trajnerin italian.
‘Historia e Kontes me Çelsin perfundoi per shkak te menyres se tij te te vepruarit-vijoi Diego Kosta-pasi bera gjithcka per te fituar, ai me dergoi nje mesazh per te me thene se nuk me deshironte me ne skuader duke me cuar te stervitesha me ekipin e dyte te Celsit’.
Ne fund Diego Kosta ben edhe nje krahasim mes Antonio Kontes dhe Diego Simeones.
‘Simeone eshte ndryshe nga Konte-tha sulmuesi i perfaqesueses spanjolle-eshte nje trajner i drejtperdrejte. Doja vetem te kthehesha te Atletiko, perndryshe do te isha kthyer ne Brazil bashke me familjen time’.
Sfidanti.al