Arsenali ka kapur ritmin, por nuk shpëton dot nga të pakënaqurit

Në fillim të këtij sezoni të Premier Ligës, Arsenali pësoi dy humbje dhe, atëkohë, i pakënaqur ishte sulmuesi Aleksandër Lakazet, por, me kalimin e kohës, trajneri i ri i “topçinjve”, Unai Emeri, e ndryshoi formacionin dhe tani Lakazeti po luan më shpesh sesa më parë.
Por, tani pakënaqësia ka kaluar te përforcimi i ri, portieri i gjerman Bernd Leno, që erdhi në klubin londinez gjatë sezonit veror të transferimeve nga Bajer Leverkuzeni dhe që është i pakënaqur me statusin e rezervës së portierit nr.1, Petar Çeh.
“Unë erdha që ta mbroj portën sa më shpesh. E di që mua më duhet që të përshtatem, pasi bëhet fjalë për një klub të madh dhe për një vend të ri. Tani që koha po kalon dhe unë vazhdoj që të rri në stol, më ka përfshirë pak zhgënjimi, por, sifoqoftë, kjo gjë nuk reflektohet aspak në stërvitjen time. Fundi i fundit, është trajneri ai qe vendos për formacionin e parë”, tha Leno që, në fakt, e bëri debutimin në ndeshjen që Arsenali zhvilloi në Ligën e Evropës me ekipin ukrainas, Vorskla, duke pësuar dy gola, por, megjithatë, Arsenali shënoi katër gola dhe fitoi.
Sfidanti.al