Okslejd Çembërlen “i kapur” fort pas së dashurës, në pushime!

Dëmtimet në sport kanë aspektin e tyre shumë negativ që të lenë pa luajtur, por edhe diçka shumë të mirë, që mund të bësh gjëra të cilat nuk do të mundeshe, nëse do të ishe në fushë. Po e provon lojtari i krahut i Liverpulit, Aleks Okslejd-Çembërlen, i dëmtuar rëndë në ndeshjet e Championsit sezonin e kaluar.

Ai ndodhet me pushime, ndërsa vazhdon riaftësimin, dhe nuk ngurroi të postonte një foto pak si shumë intime, me të dashurën e tij, të quajtur Perri Eduards (me siguri, ndonjë modele). Djaloshi ishte fotografuar duke shtrënguar me dorë të pasmes e vajzës, ndërsa nuk mungoi përshkrimi i fotos: “Duke u kapur fort pas ditëve të fundit të pushimeve”!

Sfidanti.al