“Amazon Prime” ka bërë serial për jetën unikale të Maradonës

Në një të ardhme të afërt, ne do të shohim një seri interesante për jetën e futbollistit më intrigues të të gjitha kohërave. Kompania “Amazon Prime Video” tanimë i ka publikuar disa pjesë të serialit të ri “Maradona”.
Në periudhën e hershme, Diego Armandon do ta interpretojnë 31-vjeçari Nikolas Goldshmit dhe 32-vjeçari Nazareno Kasero, ndërsa më vonë 57-vjeçari Huan Palomino. Është interesante se të tre këta aktorë i ngjajnë shumë Maradonës së vërtetë
Klaudia Vilafane që ka qenë bashkëshorte e Maradonës gjatë viteve 1989-2003, do të interpretohet nga aktorja 24-vjeçare Laura Eskivel dhe 40-vjeçarja Hulieta Kardinale.
Seriali është xhiruar në Argjentinë, Uruguai, Spanjë, Itali dhe Meksikë. Çdo seri zgjat nga një orë, ndërkohë që data e saktë e lëshimit të serisë në eter ende nuk është caktuar.
Sfidanti.al